Tropojanët e pritën me ovacione Sali Berishën. Nga Bajram Curri, Berisha prezantoi Besnik Dushajn, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të drejtuar nga Ilir Meta. Ish kryeministri u shpreh se asnjë verior nuk mund të votojë për Edi Ramën teksa nuk la pa komentuar edhe vallen e tropojës që u kërcye para pak ditësh nga qytetarët e Kukësit dhe kryesocialisti Edi Rama.