Prezantohet motor i parë fluturues që do të ngrihet në qiell vitin e ardhshëm. Motoçikleta e parë fluturuese është quajtur “The Speeder” e cila tashmë është testuar nga kompania e teknologjisë. Kompania nga Kalifornia shpreson që të prodhojë dy versionet mjetit të cilat mund të blihen dhe të drejtohen nga përdoruesit e përditshëm. Motori është ndërtuar me programin unik të softuerit të kontrollit të fluturimit të Jetpack Aviation për të ndihmuar në monitorimin dhe rregullimin në lëvizje. Ndërtimi i këtij Softueri ka zgjatur një vit e gjysmë për t`u ndërtuar, dhe lejon që biçikleta të funksionojë si një motoçikletë normale në ajër dhe automatikisht stabilizon automjetin në mes të fluturimit.