Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçic. Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi as shtetësinë dhe as etninë e të arrestuarit, por e identifikoi atë me vetëm me inicialet F.K., 56 vjeç. Megjithatë, akuzat e ngritura nga autoritetet serbe sugjerojnë se ai është shqiptar. Serbia pretendon se 56-vjeçari ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Kosharë në maj të vitit 1999”.