Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, i dha fund trajtimit mjekësor dhe u kthye në shtëpinë e tij në Xhorxhia. Fondacioni i tij, Carter, tha se ai ka vendosur “ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi, me familjen e tij”, por nuk tregoi se çfarë e ka nxitur këtë vendim. Carter, 98 vjeç, ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore kohëve të fundit, duke përfshirë një lloj të kancerit që i është përhapur në mëlçi dhe tru. Carter ka shërbyer një mandat presidencial, nga viti 1977 deri më 1981.