Pas tensioneve të paprecedenta në Veri të Kosovës dhe kërcënimeve ushtarake të Serbisë, Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për të vazhduar bisedimet sipas planit franko-gjerman. Për t’I bindur të dyja të vendet u desh ndërmjetësimi i SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Zyrtarë e lartë Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar, Emmanuel Bonne, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, ia bënë të qartë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vucic se pëplasjet e muajve të fundit nuk mund të përsëriteshin më.