Organet e reja të drejtësisë nuk ndajnë të njëjtin perceptim sa i takon presionit të politikës në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në çështje të caktuara. Kreu i ILD, Artur Metani thotë se kritikat përtej kufijve në drejtim të magjistratëve ndikojnë në mënyrën se si ata marrin vendimet dhe te besimi i publikut.