Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbisë duhet t’i bëhet presion ndërkombëtar me qëllim që të arrihet marrëveshja për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Presidentja Osmani i bëri komentet gjatë homazheve para obeliskut në Prishtinë dedikuar personave të pagjetur, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.