Presidenti Bajram Begaj priti me një ceremoni zyrtare homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar, e cila përçoi mesazhe të perspektivës europiane të Ballkanit perëndimor dhe bashkëpunimit dypalësh. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ftoi sipërmarrësit sllovenë të investojnë në Shqipëri teksa shprehu domosdoshmërinë e një linje ajrore direkte mes Lubjanës dhe Tiranës.