Dhjetëra mijëra izraelitë mbushën rrugët e qyteteve anembanë vendit të dielën në mbrëmje, në një shfaqje spontane indinjate pasi kryeministri Benjamin Netanjahu shkarkoi befasisht ministrin e tij të mbrojtjes i cili sfidoi planin e udhëheqësit izraelit për reformën e gjyqësorit. Protestuesit në Tel Aviv bllokuan një autostradë kryesore dhe ndezën zjarre të mëdha, ndërsa policia u përlesh me protestuesit që u mblodhën para shtëpisë së Netanjahut në Jeruzalem dhe në një moment të caktuar thyen kordonin e sigurisë.