Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka vendosur të shpërndajë parlamentin e vendit. Lajmin e jep media malazeze “Vijesti”, e cila raporton se vendimi i kreut të shtetit në Podgoricë, vjen pasi vendi ka mbetur pa qeveri. Lideri i Partisë Demokratike, Miodrag Lekiç ishte autorizuar për të formuar qeverinë, por nuk ia doli të marrë mbështetjen e shumicës dhe dështimin e tij e njoftoi zyrtarisht më 12 mars. Edhe Dritan Abazovic provoi të formojë nëj qeveri të re, tashmë me një tjetër koalicion, por sërish dështoi të marrë mbështetjen e shumicës.