Presidenti gjerman, Frank Valter Steinmeier u detyrua të hynte në bunker të martën pasi sirenat paralajmëruese për sulme ajrore gjëmuan në Ukrainë gjatë vizitës së parë të tij atje që nga fillimi i pushtimit rus. Udhëtimi erdhi gjashtë muaj pasi presidenti, asokohe nën kritika për politikën e tij të hershme ndaj Moskës, u refuzua nga Kievi.