Gjykata e Koresë e Jugut dënoi me burgim të përjetshëm ish-presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, pasi e shpalli atë fajtor për akuzat e abuzimit me pushtetin dhe organizimit të një kryengritjeje, që rrjedhin nga përpjekja e tij në dhjetor të 2024 për të vendosur ligjin ushtararak. Teksa mësoi fatin e tij, ish-presidenti nuk shfaqi asnjë emocion, raporton BBC. Zyrtarë të tjerë u dënuan së bashku me Yoon, përfshirë ish-komandantin e inteligjencës dhe ish-shefin e policisë. Përpjekja e udhëheqësit të rrëzuar shkaktoi një krizë politike kombëtare dhe vuri në provë qëndrueshmërinë demokratike.