Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner. Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.