Zëvendëspresidentja amerikane, kamala Harris u bë gruaja e parë, që ndonëse shkurtimisht, mori në duar fuqi presidenciale ndërsa Joe Biden iu nënshtrua një kontrolli shëndetësor. Harris 57 vjecare, ishte në kontroll të vendit për 85 minuta ndërsa Biden u vendos nën anestezi për një kolonoskopi rutinë.