Me firmën e kryeministrit Edi Rama u depozituan në Kuvend ndryshime në kodin e procedurës penale, për të mos lejuar gjykatat të pezullojnë funksionarët, që konsiderohen nga Partia Socialiste, me kompetenca të padelegueshme. Në vitin 2020, Komisioni i Venecias ka marrë në shqyrtim parashikimet ligjore në rastin e Kosovës për pezullimin e zyrtarëve nga detyra. Në opinionin e Venecias thuhet se: “Pezullimi i një zyrtari nga detyra është një masë efektive për të shmangur kryerjen e një vepre penale, nëse kjo vepër penale mund të kryhet vetëm nga një zyrtar publik në detyrë.”