Partia Demokratike zyrtare ka kallëzuar penalisht në SPAK, kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ku e akuzon për shpërdorim detyre. Kallëzimi i kryedemokratit Lulzim Basha vjen pas kërkesës së pranuar të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit për të rikthyer në grup të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha më parë. Në kallëzim thuhet se janë njohur nëpërmjet mediave lidhur me kërkesën e e Bardhit për revokimin e të gjitha masave për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të deputetëve të ndryshëm.