Ka rënë në prangat e Policisë në Maqedoninë e Veriut, Remzi Azemi, shtetas shqiptar nga Kosova, mjaft i njohur në botën e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Azemi është i shumëkërkuar kërkuar në Guayaquil të Ekuadorit pas operacionit “Ballkani”, pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i Gramoz Rexhepit, me këtë të fundit që u arrestua më 9 nëntor në Stamboll, për llogari të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane.