Një 29-vjeçar u arrestua në Kurbin pasi u kap me armë zjarri pa leje. I riu u prangos gjatë operacionit të koduar “Fokusi”, që u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë ditëve festive. Gjatë ndërhyrjes në banesën e të ndaluarit në lagjen numër katër në Laç, agjentët gjetën gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza. 29-vjeçari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, ndërsa sendet e kundraligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë rasti iu referua prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.