Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 49”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me partnerët italianë dhe rrjetin ENFAST.