Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën këtë të enjte për të shqyrtuar kërkesën për ndryshimin e praktikës 16 vjeçare të zbatimit të masave të sigurisë, sidomos të masës së sigurisë arrest me burg. Mbledhja mori shkas nga kërkesa e një të arrestuari në tetor të vitit të kaluar, të cilit Gjykatat e Posaçme i refuzuan në të dyja shkallët një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Vendimet e gjykatave të posaçme i referohen një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, marrë në vitin 2011.