Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën këtë të enjte për të shqyrtuar kërkesën për ndryshimin e praktikës 16 vjeçare të zbatimit të masave të sigurisë, sidomos të masës së sigurisë arrest me burg. Mbledhja e thirrur shqyrton një vendim të njësuar të vitit 2011, të cilit u janë referuar deri më tani gjyqtarët e të gjitha niveleve për të dhënë vendimet mbi kërkesat e prokurorëve për masat e sigurisë. Gjykata e Lartë u vu në lëvizje për rastin e Thoma Gëllçit, pasi ky i fundit fitoi në Gjykatën e Strasburgut padinë e ngritur ndaj shtetit shqiptar. Gëllçi paditi shtetit shqiptar me pretendimin se masa e sigurisë arrest me burg ndaj tij ishte caktuar pa prova.