Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet rrjeteve sociale drejtuesin e automjetit që kryente manovra të rrezikshme në automjetin e tij. Drejtuesi i automjetit kishte postuar në rrjetin social “Tik Tok” në datat 29 mars dhe 20 prill të këtij viti, video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke e bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.