Pasi theu rekordet në fushë, Lionel Messi thyen të tjera rekorde…këtë herë në rrjetet sociale. Postimi i futbollistit argjentinas me trofeun e Kupës së Botës në krah mori mbi 45 milionë klikime në më pak se 24 orë. Në postimin në fjalë, Messi ka shpërndarë 10 foto për gati 400 milionë ndjekësit e tij në Instagram. Ndjekësit reaguan në mënyra të ndryshme, disa kanë rishpërndarë të njëjtat foto në profilet e tyre, të tjerë kanë komentuar dhe mbi 45 milionë e kanë pëlqyer.