“Një projekt strategjik për të gjithë Europës juglindore”. Më këto fjalë e përshkroi kreu i qeverisë Edi Rama, projektin për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano. Kryeministri mori pjesë në njw prezantim me përfaqësues të rreth 40 kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e Porto Romanos.