Disa dhjetëra anije krocera janë ndalur prej afro nëntë muajsh pranë brigjeve të qipros, duke ndryshuar panoramën e një fshati peshkimi në ishullin turistik të goditur nga pandemia. Qipro, ishte e shpejtë në vendosjen e një izolimi të ashpër, marsin e kaluar, duke mbyllur hapësirat ajrore dhe portet. Por, ishulli në mesdhe, ekonomia e të cilit varet shumë tek turizmi dhe lundrimi, i hapi ujërat dy muaj më vonë për krocerat, që ato të rifurnizoheshin dhe të ankoroheshin.