Sa vijnë e ashpërsohen deklaratat dhe akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj qeverisë lidhur me atë që e konsideron si afera e Portit të Durrësit. Berisha akuzoi kryeministrin për mashtrim lidhur me kompaninë Eagle Hills, që pritet të ndërtojë Portin e Durrësit, pasi sipas tij kjo kompani nuk është pranuar nga qytetarët e Zagrebit. Ndërkohë pati edhe një paralajmërim për ndërtuesit vendas e të huaj.