Është vënë në prangat e policisë turke, Dritan Rexhepi, i njohur si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello”, që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka deklaruar se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit. Rexhepi, i cili kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare nga Drejtoria turke kundër Krimeve Narkotike dhe Drejtoria e Inteligjencës së Policisë së Stambollit, ka hyrë në Turqi me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emër të Benjamin Omar Perez Garcia