Autoriteti i Konkurrencës duhet të tregojë kujdes në mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare, marrëveshjet koncesionare dhe tregun e spitaleve private. Këto janë tre rekomandimet në rezolutën e Kuvendit drejtuar këtij autoriteti, ku si telefonia celulare, ajo e spitaleve dhe marrëveshjet koncesionare, sidomos për investimet strategjike perceptohen me rrezik të lartë për përqëndrim të tregut.