Kryeminsitri Edi Rama fton të rinjtë që t’i adresohen arsimit profesional, sidomos në fushën e turizmit dhe agro-turizmit për të çliruar potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria në këtë drejtim. “Me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, duke shoqëruar një video-postim.