Kryesocialisti Edi Rama ka ndarë porositë e fundit për grupin parlamentar, sidomos për deputetët që 11 maji solli për herë të parë në parlament, që në radhët e socialistëve përbëjnë edhe shumicën e tyre me 53 nga 83 mandatet e shumicës. Burime nga mbledhja e mbajtur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit pohojnë se Rama porositi deputetët e rinj që të bëjnë kujdes me komunikimin publik, qoftë përmes rrjeteve sociale, qoftë përmes mediave tradicionale.