Top News – Polonia ndalon Milorad Dodik / Nuk mund të hyjë dhe as kalojë tranzit në këtë shtet
13/05/2025 16:05

Në Poloni ka nisur procedura për ndalimin e hyrjes dhe tranzitit nëpër këtë shtet për udhëheqësin e entitetit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik. Procedura është iniciuar për shkak të "shkeljes serioze të integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, që njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Ambasadës. Ambasada sqaroi se nisma është ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłaë Sikorski, dhe se një arsyetim i detajuar për vendimin do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit. Pushteti në Republikën Sërpska, i udhëhequr nga Dodik, ka nisur miratimin e një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese, për çka Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur hetime ndaj udhëheqjes së këtij entiteti dhe ka lëshuar urdhërarreste ndaj tyre. Dodik, së bashku me Nenad Stevandiç dhe Radovan Vishkoviç, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Republikës Sërpska, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues. Në mars është lëshuar një urdhërarrest ndaj tyre, pasi nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u marrë në pyetje. Më 26 shkurt, Gjykata e dënoi Dodik me një vit burg, si dhe e ndaloi të ushtrojë funksionin e presidentit të Republikës Sërpska për një periudhë gjashtëvjeçare, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë. Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria i vendosën Dodik, Stevandiç dhe Radovan Vishkoviç ndalimin e hyrjes në prill. Dodik, së bashku me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët politikë kryesorë të tij, tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Britania e Madhe.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52