Polonia paralajmëroi të martën Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të mos udhëtojë nëpër hapësirën e saj ajrore për një samit të mundshëm në Hungari me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke deklaruar se mund të detyrohet të ekzekutojë një urdhër arresti ndërkombëtar nëse ai do ta bënte këtë. Trump tha javën e kaluar se planifikonte të takohej me Putinin në kryeqytetin hungarez, Budapest, si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale, me seli në Hagë, lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit në vitin 2023, duke e akuzuar atë për krim lufte të deportimit të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJPN-së dhe i mohon akuzat. "Nuk mund të garantoj se një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të shoqërojë një avion të tillë për të dorëzuar të dyshuarin në gjykatën në Hagë", tha Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski.