Top News – Polonia, asnjë armë për Ukrainën! Thellohet çarja: Do mendojmë për mbrojtjen tonë
21/09/2023 11:11

Polonia tha se nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe vend të dërgimit të armëve atje do të përqendrohet në mbrojtjen e vet. Kjo përplasje mes dy aleatëve vjen në një moment kyç të kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse. Pasi u rritën mospajtimet lidhur me eksportet e drithërave nga Ukraina, Polonia thirri ambasadorin ukrainas për të protestuar ndaj deklaratave e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kombet e Bashkuara. Lideri ukrainas tha se disa shtete vetëm po pretendojnë se po mbështesin vendin e tij, që po synon të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Varshava i konsideroi ofenduese këto deklarata. Polonia ka qenë një prej mbështetësve më të vendosura të Ukrainës pasi Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Varshava po ashtu është një prej furnizueseve kryesore me armë për Kievin. Shumica e armatimeve që Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kanë dërguar në Ukrainë kanë kaluar përmes Polonisë, shtet që gjendet në kufi me Ukrainën. Polonia po ashtu ka pritur rreth një milion refugjatë ukrainas të cilët kanë përfituar lloje të ndryshme të ndihmave shtetërore. Tensionet midis Varshavës dhe Kievit u nxitën pasi Polonia vendosi ndalesë ndaj importeve të drithërave ukrainase, duke synuar që të mbrojë fermerët e saj. Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, u pyet të mërkurën nëse shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievit, pavarësisht këtyre mospajtimeve. “Ne nuk do të transferojmë më armë në Ukrainë, sepse ne tani po armatosim Poloninë me armë më moderne”, tha Moraëiecki.

Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
DIGITALB DIGITALB