Politikania greke Eva Kaili, e cila po hetohet mbi akuzat për korrupsion në dosjen e ashtuquajtur “Katargate” mund të përballet me pasoja ligjore nëse flet në media për skandalin. Kaili, e cila është një eurodeputete aktive dhe ish-zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, rrezikon të rikthehet në burg nëse bën ndonjë koment, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në lidhje me çështjen e saj në media," tha një nga avokatët e saj në një email për një komision të Parlamentit Evropian.