Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trump, vajzë së vogël të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump. Deputeti dhe kreu i AKR njoftoi të premten përmes një njoftimi në rrjetet sociakle se është nisur drejt Amerikës dhe se do të udhëtojë për në qytetin e Miamit për të marrë pjesë në dasmën luksoze të familjes Trump.