Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi gjithë shqiptarët në ditën e verës, të cilën e veçon si një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. “Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare!” – shkruan kreu i shtetit, Bajram Begaj.