Policia e kosovës është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e kremtimit të Vidovanit në Kosovë dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar provokimet e mundshme të serbëve në Gazimestan. Pasi kanë detyruar të rinjtë serbë që të zhvishen dhe të heqin bluzat me simbole provokuese, policia ka marrë edhe flamurin e serbisë që mbanin në duar ata.