Një hotel i konfiskuar si aset kriminal do të të kthehet në qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri i brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku vizituan ambjentet e kësaj ndërtese. Balla: “Bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë.”