Në ecurinë e saj Policia Shqiptare ka kaluar herë në kulm dhe herë të tjera gati në shuarje, por gjithsesi në ecje dhe pa shkëputje. Organizimi fillestar i Policisë u bë në bazë drejtorie me qendër në Vlorë, e drejtuar fillimisht nga gjakovari Halim Gostivari (në foto) e më pas nga tepelenasi Fehmi Mezhgorani.