Policia Rrugore, në të gjithë vendin, ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 24 orëve të fundit Policia rrugore ka arrestuar 3 drejtues mjetesh, ka pezulluar 35 leje drejtimi si dhe ka vendosur 1052 gjoba.