Një javë intensive duket se ka qenë kjo javë e fundit e muajit korrik për Policinë Rrugore. Sipas të dhënave të publikuara nga kjo strukturë e sigurisë, vetëm Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 9.207 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Kryesisht bëhet fjalë për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosja e rripit të sigurimit.