Mbrëmjen e së mërkurës policia ka rrethuar godinën e Ambasadës së Iranit në Tiranë. Siç duket dhe nga pamjet efektivët e policisë janë vendosur deri në përfundim të lirimit të zyrave. Ndërkohë zyrtarët e ambasadës kanë bërë dhe djegien e disa dokumenteve, por nuk dihen arsyet.