Policia e shtetit do të rikthejë kamerat e trupit për të provuar shkeljet e ndryshme të qytetarëve, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besueshme në vend dhe se indeksi i pëlqyeshmërisë së qytetarëve ndaj punës së policisë ka pësuar një rritje.