Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen këtë të diel në pesë bashki të vendit. Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i planit është ruajtja e qetësisë publike, mbrojtja e objekteve zgjedhore dhe parandalimi i krimeve zgjedhore.