Kryeministri Rama nuk është mjaftuar thjesht me shifrat e rritjes së buxhetit për Policinë e Shtetit, por ka kërkuar prej saj edhe një emancipim në raport me qytetarët, si dhe veprim më të shpejtë ndaj shkelësve të ligjit. Parcelat me drogë ishin një ndër pikat e artikuluara prej tij, e për të cilat tha se identifikimi do të bëhet përmes dronëve në të gjithë territorin e vendit.