Përkeqësimi I situatës meteorologjike në vend ka ngritur në këmbë strukturat e Policisë së Shtetit. Policia Rrugore, ajo e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe shoferët me përkeqësimin e kushteve të motit.