Ky është momenti kur Forcat operacionale ndërhyjnë në Lezhë ku godasin një rast ku në një goditën tre katëshe ishte ngritur një kazino dhe përdorej drogë. Aksioni I koduar “Fishat” u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë, ndërsa u arrestua një 47-vjeçar dhe u shpall në kërkim një 24-vjeçar që kishte marrë me qera godinën ku ushtrohej ky aktivitet I paligjshëm. Po ashtu u proceduan penalisht 15 persona që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.