Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Ardi Veliu ka zbarkuar në Vlorë, fill pas revoltës së bizneseve në lidhje me orën e lejuar të muzikës. I shoqëruar nga drejtori Vendor i Policisë së Vlorës, Bledar Çeliku, kanë inspektuar në terren zbatimin e masave anticovid dhe të masave shtesë të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë sezonit turistik. Drejtori i Përgjithshëm iu ka kërkuar drejtuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, rritjen e efikasitetit të shërbimeve në terren, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, konflikteve, zhurmave e prishjes së qetësisë publike.