Policia malazeze është vendosur të enjten në mëngjes në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, për të mbyllur disa biznese të cilat kishin qëndruar të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit. Instituti i Shëndetit Publik ka renditur të mërkurën Tuzin në grupin e komunave nëpër të cilat po ashpërsohen masat e kufizimit, duke përfshirë mbylljen e plotë të objekteve hoteliere.