Ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se Policia e Shtetit ka nevojë të rinovohet dhe të thellojë vetëpastrimin e saj. Gjatë një takimi me pedagogë e drejtues të Universitetit të Tiranës, Balla theksoi se do të dërgojë në kuvend disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili do të lehtësojë procesin e rifreskimit të organizatës së policisë.